Një fasoneri në Tiranë është mbyllur si pasojë e Covid-19.
ISHP njoftoi këtë të premte se në kryeqytet janë katër raste që janë prekur nga virusit.
Ndërkaq në njoftimin e saj Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 4 punonjës të një fasonerie në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Kësisoj bëhet me dije se fasoneria është mbyllur pasi janë bërë kontrolle nga ISHSH.
“4 persona me COVID-19 që kanë punuar në fasoneri në Tiranë. ISHSH ka bërë kontrolle dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë. Në Krujë 4 raste, që kanë lidhje me fasoneritë e këtij qyteti", njofton ministria.



