Hoti: Ekuilibrat e paqes në rajon varen nga Serbia! Duhet të presim zgjidhje për targat

Hoti: Ekuilibrat e paqes në rajon varen nga Serbia! Duhet të presim zgjidhje për targat

Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti vizita e Escobarit dhe Lajçakut në Kosovë është e një rëndësie të veçantë. Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Hoti tha se Perëndimi po tregohet i kujdesshëm me Serbinë, por njëkohësisht i ka treguar këtij shteti edhe vijat e kuqe të cilat nuk mund t’i kalojë.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Hoti thekson se jemi ende në atë që quhet “ushtrim i diplomacisë”, ndërsa shtoi se po shqyrtohet dhe opsioni i përfshirjes së Blinkenit në procesin e  dialogut.  

Në Prishtinë, në veriun e Kosovës, është terreni ku po zhvillohen marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Perëndimi po tregohet i kujdesshëm, por i kanë treguar dhe vijat e kuqe që të mos ketë agravime, është kombinim i diplomacisë me limitet që i janë caktuar Serbisë, jemi ende në atë që quhet ushtrim i diplomacisë. Do të shohim gjithnjë e më shumë angazhime diplomatike. Po shqyrtohet opsioni që të ndiqet me domethënie më të madhe, ndoshta mund të futet në lojë dhe Blinken, por futja e tij në lojë mendohet të ketë sukses, dhe pritshmëria amerikane do të ishte fundi i një krize dhe konfliktesh që vijojnë prej 100 vitesh.

Më tej, Hoti tha se Serbia po vijon me politikën e dyanësisë, duke qenë se nga njëra-anë po vijon me procesin e dialogut me Kosovën dhe nga ana tjetër nuk po shkëputet nga lidhjet me Rusinë. Sipas ekpertit ekuilibrat e paqes në rajon varet nga Serbia.

Serbia vazhdon politikën e  dyanësisë, nga njëra anë është e angazhuar në një nivel negociatash me Kosovën dhe nga ana tjetër nuk kërkon të shkëputet nga fijet tradicionale që e lidhin me Rusinë, situatë e rrezikshme.

Në rast të një konflikti do i kërkohej të një pozicionim, në të kundërt do të kemi negociata por pa finalitet politik që do të ishte njohja e ndërsjellë. Ekuilibrat e paqes në rajon varen nga Serbia. Serbia është në një moment kyç të historisë së saj moderne.

Perëndimi dhe SHBA dhe diplomatët janë njerëz të formatuar në kallëpe të caktuara dhe kanë metodologji të caktuara për të çuar para një proces paqtimi, apo zgjidhje krize. Po ezaurojnë opsionin diplomatik, nëse ka skenar precipitimi, do të shohim edhe gjuhën e imponimit dhe ushtrimit ushtarak.

Përsa i përket çështjes së reciprocitetit të targave, Hoti thotë se duhet të presim një zgjidhje, një ndërmjetësim me qëllim që të shmangen tensionet dhe të energjizohet procesi i dialogut.

Duhet të presim një zgjidhje , një ndërmjetësim me qëllim që të shmangen tensionet dhe mandej të ndodhë rifuqizimi i procesit të dialogut, procesi i reciprocitet do të pranohet, çështja ka marrë fokus të rëndësishëm të diplomacisë perëndimore, do të varet mega-stabiliteti i BP. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy