“Nga më të rëndësishmit në Evropë”, Anastasi flet mbi sitin palafit në Ohër: Synojmë të zbulojmë përse u vendos në breg të liqenit (VIDEO)  

“Nga më të rëndësishmit në Evropë”, Anastasi flet mbi sitin palafit në Ohër: Synojmë të zbulojmë përse u vendos në breg të liqenit (VIDEO)  

Në Buqezë, pranë bregut të liqenit të Ohrit, është në proces studimi siti palafit, në bashkëpunim me Universitetin e Bernës. Drejtuesi Shkencor i Projektit “Lin 3”,  Adrian Anastasi nga Instituti i Arkeologjisë, foli në MCN TV mbi zbulimin e vendbanimit palafit 7500-vjeçar. Anastasi tha se studimet po kryhen me laboratorë të Universitetit të Bernës dhe Oksfordit. Ai u shpreh se qëllimi kryesor është të kuptohet përse njerëzit u vendosën në këtë vendbanim pranë liqenit. Ndonëse vuri në dukje se është ende herët për të dalë në opinione, Anastasi tha se bëhet fjalë për një nga sitet më të rëndësishme në Evropë.

“Është zbuluar dhe janë dhënë të dhënat e para sa i përket planimetrisë, pra shtrirjes së sitit palafit. Në bashkëpunim me kolegët zviceranë kemi bërë të mundur marrjen e kampioneve, dhe kemi përcaktuar përveç pjesës së dukshme në tabanin e liqenit edhe sondazhet ku duam të verifikojmë shtrirjen e këtij siti në pjesën e tokës. Është padyshim një nga sitet palafite më të rëndësishme, i integruar shumë mirë me sitin e Dunavecit, në pellgun e Maliqit, i integruar mirë edhe me site të ngjashme në Ballkan, dhe ne e konsiderojmë një nga vendbanimet më të mëdha në Ballkan, në mos edhe në Evropë. Janë teza pune që i kemi verifikuar edhe me kolegët tanë zviceranë. Shkon diku në 30 mijë metër katror, është një sipërfaqe shumë e madhe. Duam të kuptojmë, këta njerëz janë vendosur dhe kanë filluar me këtë lloj vendbanimi, apo janë vendosur në tokë, në vendbanim tjetër dhe dalëngadalë janë zgjeruar dalëngadalë në drejtim të liqenit. Po studiojmë me suportin e laboratorëve nga më të mirët në botë, siç janë laboratorët e Universitetit të Bernës dhe Oksfordit.

Duam të kuptojmë përse këta njerëz u vendosën këtu dhe vendbanimin ta ndërtonin në breg të liqenit, me tipologjinë e palafiteve. Përse agrikulturën e gjykuan të arsyeshme ta kultivonin pikërisht në këtë zonë. Relacionet që mund të kishte me liqenin e Maliqit në atë kohë që ishte në funksion të plotë si liqen. Ka relacione me liqenin e Prespës apo jo, po e shikojmë të shtrirë në hapësirë. Po e shohim të shtrirë në hapësirë. Duam të krijojmë peizazhin, paleoambientin si ka qenë 7500 vjet më parë, si dukej ky ambient, bimësia, kafshët. Kemi informacione, por jemi në hapat e para. E gjykojmë si projekt afatgjatë dhe Instituti i Arkeologjisë i ka dhënë rëndësinë e vet. Jemi ekip shumë i madh për të kryer një studim sa më të gjerë dhe afatgjatë. Duke qëndruar në pritje të analizave, sepse edhe situata Covid e ka ngadalësuar ecurinë, ka radhë në laboratorë, vendosëm dhe kishim piketuar që me një ekip të bënim sondazhet për të parë shtrirjen e këtij vendbanimi tokë. Do jemi deri në fillim të shtatorit këtu, me kërkimet tona. Dunaveci integrohet shumë mirë, kemi dy vendbanime të rëndësishme, një në Maliq dhe një në Ohër. Duam të kuptojmë si këta njerëz kanë ndërvepruar me njëri-tjetrin. Shohim paralele edhe në Cakran të Fierit. Duam të rezervohemi në opinionet tona, pasi kur të flasim duam të jemi të bindur për tezat tona. Është padyshim një nga sitet më të rëndësishme në Evropë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy