Qytetarët protestë për çmimin e naftës: Sot në 12:00 fikni makinat. Konfindustria: Të ç’bëhet Bordi

Qytetarët protestë për çmimin e naftës: Sot në 12:00 fikni makinat. Konfindustria: Të ç’bëhet Bordi

Rritja e çmimit të naftës (258 lekë/litër) ka shkaktuar jo pak reagime dhe pakënaqësi dhe tashmë është paralajmëruar edhe protesta e radhës.

Siç është bërë thirrja edhe në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, pritet që sot në mesditë të gjithë të fikin automjetet kudo ku mund të ndodhen në qytet, në shenje revolte për këtë rritje të radhës rekord.

"Të japim mesazhin që nuk pranojmë më të nënshtrohemi! Boll pritëm nga politika secili për vete", shkruhet në mesazh.

Që nga nisja e krizës energjitike e cila është përkeqësuar edhe me luftën në Ukrainë, çmimet e karburanteve kanë pësuar rritje të konsiderueshme, dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve në fillim të pranverës.

Më pas qeveria krijoi edhe Bordin e Transparencës që supozohet të mbajë nën kontroll çmimet dhe të mos lejojë abuzimet.

Lidhur me këto çmime, Konfindustria i ka kërkuar qeverisë që të ndërhyjë me politika fiskale për të ulur çmimet e karburanateve, pasi theksojnë se po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendas.

Sipas saj duhet ulet ngarkesa fiskale e karburanteve në nivele si vendet e rajonit, teksa kanë kërkuar edhe ç’bërjen e Bordit të Transparencës dhe të krijohet krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm.

Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për ndryshimin të politikave fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve në tregun shqiptar. Çmimet e larta të karburanteve po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe qytetarët shqiptarë.

Çmimi i karburanteve në tregun shqiptar në javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3 euro/litër më i larti në rajon dhe nga më të lartët në Europë. Në Kroaci çmimi i naftës është 1,7 euro/litër. Çmime ndjeshëm më të ulta ka Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj.

Konfindustria kërkon si ndërhyrje të parë uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Përveç me pasoja të pallogaritshme të rënda në ekonominë kombëtare taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit.

Sipas të dhënave krahasuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga Kosova kur duhet të ishte krejt e kundërta. Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri cbërja e Bordit të Trasparencës dhe krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy