Zgjedhje në 6 bashki/ Ministria e Brendshme: Qytetarët që kanë aplikuar për ID, i tërheqin të shtunën

Zgjedhje në 6 bashki/ Ministria e Brendshme: Qytetarët që kanë aplikuar për ID, i tërheqin të shtunën

Ministria e Brendshme ka dalë me një njoftim për qytetarët e 6 bashkive ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. Në njoftim thuhet se ata që kanë aplikuar për kartë identiteti gjatë ditëve të fundit, do mund t’i tërheqin ato të shtunën, pranë zyrave të “Aleat”.

 

NJOFTIMI

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike “Aleat” kanë marrë të gjitha masat që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar.

Për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje, ID kartat do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura. Theksojmë se ky proces vlen vetëm për 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral.

Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, për t’u siguruar që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy