Ministri grek: Termi Maqedoni, i papranueshëm për Greqinë

Ministri grek: Termi Maqedoni, i papranueshëm për Greqinë

Ndërsa Maqedonia dhe Greqia nisin bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e emrit, një nga aleatët në qeverisjen greke thotë se nuk e pranon emrin Maqedoni.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, deklaroi se partia e tij Grekë të Pavarur, thotë se nuk do ta pranojë fjalën Maqedoni, shkruan “Kathimerini” në versionin online.

Kamenos ka thënë se mbeten në pozicionin të vitit 1992, kur në takimin e liderëve partiakë nën patronazhin e presidentit të atëhershëm Konstantin Karamanlis, termi “Maqedoni” në emrin e shtetit fqinj nuk u cilësua opsion i pranueshëm për Greqinë. Siç raporton MIA, Kamenos është shprehur se për ndryshim të këtij pozicioni do të nevojitet mbledhje e re me presidentin aktual, Prokopis Pavlopulos.

“Kathimerini” komenton se ky pozicion i liderit të partisë aleate do ta detyrojë Ciprasin të mbështetet në parti të tjera që të sigurojë konsensus për këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy