
Ylljet Aliçaj, ish-ambasador në Francë, e sheh si pozitive për Shqipërinë rizgjedhjen e presidentit Emanuel Macron. Në një lidhje Skype nga Parisi, Aliçkaj tha se me Macron në Elize priten rezultate pozitive në drejtim të hapjes së negociatave.
Është shenjë pozitive në kuptimin e interesave direkte të Shqipërisë dhe hapjes së negociatave. Është një nga zgjedhjet më të mira në nivel europian dhe ballkanik.
Në lidhje me rivalen e Macron, Marine Le Pen, Aliçaj tha se mbështetja e shtuar që rezultoi në këto zgjedhje mund t’i kthehet në krizë brenda partisë.
Ka marrë mbi 3 milionë vota më shumë. Gjithsesi kam përshtypjen që me këtë humbje, si çdo humbje pasohet nga kriza brenda partive.
Aliçaj tha më tej se Macron tani përballet me sfida të reja.
Pas këtyre zgjedhjeve ka filluar një agresion i fortë ndaj Macron. Nuk ka më politika të reja. Do të ketë metodë të re. Brenda dy javësh do të ketë qeveri të re.



