Erzen Breçani del nga burgu, Apeli i GJKKO cakton “arrest shtëpie”

Erzen Breçani del nga burgu, Apeli i GJKKO cakton “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndryshon masën e sigurisë për ish-nëndrejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, duke caktuar “arrest shtëpie”, për shkak të kushteve të tij shëndetësore.

Ai ndodhej pas hekurave i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, të zbuluar nga bisedat në aplikacionin sekret “SKY”, ndërsa djali i tij vijon të jetë në kërkim.

Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se Breçani ka fobi nga ambientet e mbyllura dhe për shkak të problemit shëndetësor të dokumentuar, mund t'i rrezikohet jeta. Breçani akuzohet për pastrim parash dhe moskallëzim krimi.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 12.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim Erzen Breçani, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 76, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Drupal Ad

Ndryshimin e vendimit nr. 76, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:

- Pranimin e kërkesës; zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim Erzen Breçani, me vendimin nr. 124., datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate dhe miratuar me vendimin nr. 87-2024-4 (1), datë 04.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij kodi.

- Urdhërohet lirimi i personit nën hetim Erzen Breçani, nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

- Urdhërohet personi nën hetim Erzen Breçani, që të mos largohet nga banesa e tij e cila ndodhet në adresën ***, si dhe që të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre të cilët jetojnë në të njëjtën banesë.

- Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe shërbimet e policisë gjyqësore përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy