Ndërron jetë në moshën 76 vjeçare poeti i njohur Agim Doçi

Ndërron jetë në moshën 76 vjeçare poeti i njohur Agim Doçi

Poeti i njohur Agim Doçi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas goditjes nga hemoragjia cerebrale në tru. 

 

Drupal Ad

 

 

 

Poeti 76 vjeç pësoi infarkt në tru dhe duke qenë se nuk ishte hera e parë, gjendja shëndetësore e tij ishte shumë e rëndë. Ai u shtrua në spital mëngjesin e së premtes në Qendrën Stroke, pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit. Agim Doçi u referua nga Spitali i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja e më pas u transportua menjëherë drejt QSUT me autoambulancë.

Agim Doçi është autor i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare.

Agim Doçi është fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. I cilësuar si një poet kolos dhe një ndër mendjet më të mprehta shqiptare, Agim Doçi ka lindur më 9 Maj 1948. Ai është diplomuar për Inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë.

Agim Doçi ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj.

Në vitet e fundit të '80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit "Misto Mame" si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

Agim Doçi ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. 

 Ai ka botuar disa libra me poezi si 'Hajde dru me pre', 'Rrëzuar mbi vetminë', 'Rituali i kryqëzimit'.

Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy