Vaksinimi antiCovid në Kosovë/ Hoti për MCN TV: Shtohet vaksinimi edhe për moshat nën 16 vjeç

 Vaksinimi antiCovid në Kosovë/ Hoti për MCN TV: Shtohet vaksinimi edhe për moshat nën 16 vjeç

Kosova ka ndryshuar Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, duke lejuar edhe personat nën moshën 16 vjeçare të imunizohen kundër sëmundjes.

Sipas vendimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi do t’iu lejohet edhe për personave nën16 vjeç me vaksinën Pfizer ndërsa për grupmoshën 12-15 vjeç, vaksinimi “do të bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti, ka konfirmuar për MCNTV se vaksinimi nga mosha 12 vjeç deri në 15 vjeç do të bëhet me indikacione shëndetësore si dhe me konsultim të mjekut dhe në bashkëpunim me prindin.

“Mirëpo jo të gjithë fëmijët e kësaj moshe mund të vaksinohen me Pfizer, por vetëm ata që kanë imunitet të komprometuar, sëmundje kronike, që janë më të rrezikuar”, deklaroi Hoti.

Ndërkaq, ai theksoi se, “plani i vaksinimit do të përditësohet për shkak se do të përfshihen tash edhe dy kategori, oraret do të shtohen dhe se procesi do të zgjas me javë e muaj të tërë”.

Prej fillimit të vaksinimit, në fund të muajit mars, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 601 mijë e 701 doza të vaksinës.

Deri më 17 gusht 213 mijë e 279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy