A do të pyetet Rama nga SPAK? Dumani: Çështjen “McGonigal” e kemi regjistruar që në janar të 2022-shit

A do të pyetet Rama nga SPAK? Dumani: Çështjen “McGonigal” e kemi regjistruar që në janar të 2022-shit

Në një takim me studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, drejtuesi i SPAK Altin Dumani është pyetur nëse do të thirret kryeministri në Prokurorinë e Posaçme lidhje me çështjen "McGonigal".

Dumani tha se çështja "McGonigal" është regjistruar që në vitin 2022, ndryshe nga ç'mendojnë kritikët, por refuzoi të japë përgjigje për emra të caktuar. 

Pyetjes, a do të thirret Rama për t’u pyetur mbi çështjen McGonigal, Dumani tha:

"Nuk mund të përgjigjem për pyetje te caktuara. Nuk ka rëndësi emri por provat dhe nuk ka rëndësi pushteti qe ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë. Ne jemi te ndjeshëm ndaj asaj që ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Shumë media në muajin shkurt e vitit të kaluar dhe deri para 2-3 muajsh kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e Mc Gonigal dhe gjithë kritikët duhet të ndjehen të zhgënjyer se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet te presim momentin kur te kemi diçka konkrete për ta publikuar”.

Pyetjes, në çfarë faze është hetimi në lidhje me Metën, ai u shpreh se “për çështje nën hetim s’mund të japë të dhëna”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy