Gjykata e Posaçme ka pranuar këtë të martë kërkesën e SPAK për të gjykuar Muhamet Manollarin, pasi sipas organit të akuzës ai i ka dërguar para babait të tij, i cili ishte pjesë e organizatës terroriste të ISIS.

Sipas avokatit mbrojtës, klienti i tij është i pafajshëm pasi ka çuar para babait të tij për t’u ushqyer dhe jo për të financuar terrorizmin.



