Marrëveshja e BE për emigracionin/ Deliu: Pakti synon rregulla të përgjithshme që duhen respektuar nga të gjitha vendet e BE-së

Marrëveshja e BE për emigracionin/ Deliu: Pakti synon rregulla të përgjithshme që duhen respektuar nga të gjitha vendet e BE-së

Marrëveshja politike për reformën e Paktit të Emigracionit dhe Azilit është arritur mes Këshillit të BE-së, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Sipas Nirvana Deliu, eksperte e integrimit, në një komunikim për MCN lajme, vlerëson se marrëveshja e BE për emigracionin, nënkupton një sërë rregullash dhe procedurash të unifikuara për të gjitha vendet e BE-së.

Është një marrëveshje që cilës i janë dashur shumë vite që të formalizohet. Ajo se çfarë është arritur për momentin është një marrëveshje politike përmes Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian, sigurisht me mbështetjen dhe negocimin e Komisionit Evropian, ndërkohë që prittë të filloj puna tashmë për negociatat mbi teknikalitetet e marrëveshjes dhe miratimi final i tij prittë të jetë të paktën deri ne prill 2024.

Të paktën për emigracionin dhe azili synon që një sërë procedurash dhe rregullash të jenë të unifikuara dhe të njëjta për të gjitha vendet e BE-së sa i përket menaxhimit të emigracioni, menaxhimit të azilit por edhe të menaxhimit të kufirit por edhe integrimi i me pas të të huajve që vijnë në këto vende. Duhet theksuar se përsa i përket emigracionit dhe azilit, futen në politikat e brendshme te vendeve anëtare, çfarë do të thotë se në fund janë ata që vendosin rregulla dhe procedurat e tyre, por pakti synon që të vendos disa rregulla, kuadër, të përgjithshme të cilat duhet të respektohet nga të gjitha vendet e BE-së.

Në parim, kjo marrëveshje mbulon pesë shtylla për të gjitha fazat e menaxhimit të azilit dhe imigracionit, numëron Deliu.

Dhe sipas paktit, janë ato pesë rregullore të cilat janë miratuar siç janë: Rregullorja për scrrening që lidhet me identifikimin e të huajve nga vendet e treta, që futen në BE, rregullorja e EuroDac, që lidhet me një databazë të unifikuar ku hidhen të gjithë të dhënat e pasagjerëve të rregulltar, ashtu edhe atyre të parregullt. Më pas është rregullorja për procedurat e azilit ku vendosen rregullat minimale dhe procedurat minimale qe duhet te ndjek çdo vend anëtar i BE-së për aplikimin për azil që miun të vij nga një person i vendeve të treta. Është një rregullore e re e cila që lidhet me krizat dhe force mazhor, që lejon vendet anëtare të BE-së që  ë momentin që shikon se ka një krize ose mosmenaxhim të mirë të situatës mund të kërkonte zgjatje të procedurave dhe të afateve.

Dhe e fundit ajo që njihet si rregullorja për mekanizimin e solidaritetit, që lidhet drejtpërdrejt me solidaritetin që vendet anëtare të BE-së duhet të kenë me njëra tjetrën sa i përket numrin të aplikantëve dhe azilkërkuesve që vijnë në BE.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy