Edi Rama mesa duket ka një sozi. Një qytetar shqiptar me banim në Britaninë e Madhe ka mbetur pa fjalë kur ka hapur televizorin në një emision quiz dhe befas ka parë Edi Ramën.
Pas hutimit të disa çasteve, ai zbuloi se ky zotëri ishte një shtetas britanik që po merrte pjesë në shfaqje, por që për çudi i ngjante mjaft kryeministrit të Shqipërisë. Ashtu si duket edhe nga foto mes kryeministrit dhe shtetasit britanik me emrin Mike ka një ngjashmëri të madhe me kryeministrin shqiptar.



