“Porche” i ka shtuar një model të ri serisë së luksozeve “Panamera”.
Me një fuqi prej 550 kuaj, “Panamera Sport Turismo” është një model tërësisht unik, me hapësirë për pesë pasagjerë, ndryshe nga modelet e mëparshme që kanë ofruar vetëm katër të tilla.
“Panamera Sport Turismo” do të jetë në koncesionarët europianë në tetor të këtij viti me një çmim që nis nga 103 mijë dollarë.



