Facebook krijon qendrën e informacionit për ngrohjen globale

Facebook krijon qendrën e informacionit për ngrohjen globale

Facebook merr fushatën kundër ndryshimit të klimës duke nisur një qendër informacioni mbi klimatologjinë, e cila mbledh lajmet e dhëna nga burime autoritare së bashku me praktikat e mira për të zvogëluar gjurmën e mjedisit.

Nisma, e cila është bërë menjëherë aktive në SHBA, Britani, Francë dhe Gjermani vjen në funksion të Javës së Klimës, të planifikuar nga 21 deri në 27 shtator.

Faqja e krijuar mbi informacionet e Covid-19 në muajt e fundit, ka arritur në dy miliardë përdorues dhe është përdorur në mënyrë aktive nga 600 milion njerëz.

“Siç kemi parë me zjarret në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe përmbytjet në Sudanin e Jugut dhe Azinë Jugore, është e qartë se ndryshimi i klimës është i vërtetë dhe nevoja për të vepruar bëhet gjithnjë e më urgjente çdo ditë," shkruan CEO Mark Zuckerberg në një postim që thekson angazhimet e Facebook për mjedisin.

"Për të qenë në përputhje me Marrëveshjen e Parisit duke kufizuar rritjen e temperaturave në 1.5 gradë Celsius, emetimet globale neto do të duhet të jenë zero deri në vitin 2050. Për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi - thekson Zuckerberg - operacionet globale të Facebook do të arrijnë emetimet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy