
Në kohën e mediave sociale apo edhe programeve reality, lajmet që qarkullojnë shpesh duket se nuk janë aspak të vërteta. Një të tillë e zbuloi këngëtari Redon Makashi për mikun e tij Aleksandër Gjoka. I ftuar në programin e Ermal Pecit “Më prit të dielën”, ai rrëfeu se ka qeshur me lajmet që Sandri do të bëhet “fermer”.
“Nuk është e vërtetë, nuk do të jetë në asnjë program. E kupton, këtu çfarë s’ndodh. E lexova online, nuk do të jetë. E kanë futur Sandrin në një fermë pa qenë. Sandrin e kam vëlla, e dinë të gjithë.”
Nisur nga impakti i programeve reality, Redoni i ndau Ermalit bindjen se ai asnjëherë nuk do t’u bashkohet këtyre produksioneve. Tregon se ka pasur ftesa edhe për talent show si anëtar jurie, si edhe si banor reality, por përgjigjja e tij është e prerë: JO.



