Mjekja dermatologe tregon moshën kur duhet filluar kujdesi ndaj lëkurës dhe pastrimi i pikave të zeza

Mjekja dermatologe tregon moshën kur duhet filluar kujdesi ndaj lëkurës dhe pastrimi i pikave të zeza

Mjekja dermatologe Violeta Dajçi, thotë se për llojin e lëkurës rol shumë të rëndësishëm ka geni, por më tej edhe faktorët e jashtëm.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dajçi tha se stresi dhe hormoni i kortizolit ndikojnë rrënjësisht në të pasurin një lëkurë me akne.

Sipas mjekes, pastrimi i lëkurës me pastrues të thjeshtë mund të fillojë që në moshën 12-vjeçare.

Periudha e adoleshencës kur të gjitha hormonet janë “të lajthitura”, në kulmin e çlirimeve hormonale, në këtë periudhë shfaqen aknet.

Aknet në vetvete janë inflamacion i rrënjës së qimes. Gjëndrat yndyrore janë më të mëdha në pjesën e fytyrës, ballit, hundës, pjesën e kraharorit dhe kurrizit.

Në të dyja gjinitë shfaqja e akneve është thuajse e njëjtë, por një predispozitë më të madhe kanë vajzat.

Adoleshentët që kanë akne, duhet të fillojnë kujdesin për lëkurën që në moshën 12-vjeçare.

Nëse fytyra e një fëmije fillon të shkëlqejë, do të thotë se ka shumë yndyrë dhe ka një predispozitë për të bërë më shumë akne.

Unë rekomandoj marrjen e një larësi për fytyrën, ku së pari duhet drejtuar në farmaci.

Pikat e zeza janë shumë më të vështira se aknet, pasi janë qelizat e lëkurës të përbëra nga yndyra të cilat mbivendosen mbi njëra tjetrën dhe krijojnë një tapë, duke mos e lënë të sekretojë yndyrën normale dhe krijon mundësi për inflamacion.

Pikat e zeza vazhdojnë shfaqen, por nëse përdor një larës të mirë, por edhe një pastrim në mënyrë mekanike i pikave të zeza, jo vetë, por te profesionisti, ndihmon shumë.

Duhet një pastrim në mënyrë jashtëzakonisht higjienike, ndaj nuk rekomandohet me duart tona, sepse duart janë pjesa më e papastër e jona.

Zakonisht duhen përdorur spatula, apo mjete pune që janë bërë enkas për të hapur poret.

Janë mjete pune të cilat duhet të sterilizohen dhe një përdorimshe.

Pasi nëse nuk sterilizohen mund të krijojnë një problem shumë të madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy