Foto / Manchester mes të arrestuarëve edhe një shqiptar

Foto / Manchester mes të arrestuarëve edhe një shqiptar

Një valë arrestimesh janë kryer në Britaninë e Madhe pas sulmit tragjik të së hënës mbrëma në Manchester, ku humbën jetën 22 persona, gjatë koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande.

“The Indipendent” shkruan se mes tetë personave të arrestuar si të dyshuar për lidhje me sulmin, ditën e djeshme në Wigan është arrestuar edhe një person me pasaportë shqiptare.

Arrestimi i të dyshuarit u bë pasi në banesë i’u gjerën objekte të dyshimta.

Pas masakrës policia po heton lidhur me një rrjet terrorist, që bashkëpunonte me vrasësin e dyshuar, libianin Salman Abedi.

Ndërkohë edhe familjarët e Salman u arrestuan në Tripoli. Vëllai i tij Hashem 20 vjeç, tha gjatë marrjes në pyetje se bashkë me të vëllanë kanë qenë pjesë e ISIS.

Hashem ndër të tjera, deklaroi se po përgatiste një sulm terrorist në kryeqytetin e Libisë. Ai dhe i ati Ramadan 51 vjeç, u arrestuan nga policia nën masa të rrepta sigurie.

Babai i të dyshuarit tha gjithashtu në polici se e kishte takuar së fundmi të birin, i cili u flijua në sulmin kamikaz në Manchester të Anglisë.

Edhe vëllai tjetër i Salman, 23- vjeçari Ismail u arrestua gjatë së martës në jug të Manchester. Nga hetimet e kryera Ismail rezulton një ekspert informatik i cili ka punuar për Manchester Islamic Centre dhe xhaminë e Didsbury, e cila frekuentohej nga familja Abedi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy