Majlinda Bregu: PS-LSI, e pamundur të ndahen

Majlinda Bregu: PS-LSI, e pamundur të ndahen

Perkundër kryetarit të partisë së saj, deputetja demokrate Majlinda Bregu mendon se krijimi i nje qeverie teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është i mundur. Sipas Bregut shanset që koalicioni PS-LS të shpërbëhet janë minimale.

 

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Bregu shprehet se asnjëra nga dy partitë qeverisëse nuk ka çuar ende asnjë propozim në Komisionin e Reformës Zgjedhore megjithëse ai i PD ka tre muaj që është depozituar.  Ndaj, sipas saj, reforma zgjedhore për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, dhe sigurisht edhe si garanci për çeljen e negociatave po bëhet viktimë e radhës e pazarit të ri të “çiftit të palumtur”, siç e quan ajo koalicionin PS-LSI. “Dashuria e tyre për pushtetin është dukshëm më e fortë se sa urrejtja për njëri - tjetrin” - thekson deputetja e PD, Bregu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy