Inceneratorët, Meksi: SPAK ka bërë lojë të pistë. Informacionet duhet të na i jepte Tabaku (VIDEO)

Inceneratorët, Meksi: SPAK ka bërë lojë të pistë. Informacionet duhet të na i jepte Tabaku (VIDEO)

Avokati Redon Meksi thotë se ka një problem me Prokurorinë e Posaçme, SPAK, sa i takon inceneratorëve. Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se dosja që doli është për Elbasanin, e cila është dërguar për gjykim, hetimi ka mbaruar, por se pavarësisht kësaj publiku nuk do e marrë vesh. Meksi shtoi se dosja mund të ishte bërë komplet publike. Ai ngriti dyshime se pse SPAK iu deshën katër muaj për të kërkuar arrestimin e Arben Ahmetaj. “Ka diçka që nuk funksionon në SPAK, ne si publik duhet të kishim informacion se janë persona që kemi zgjedhur në krye të vendit, flas për kryetarin e bashkisë Tiranë. Si e gjen guximin të kërcënoj gazetarët nuk e di. Por SPAK ka bërë një lojë të pistë, se këto informacione duhet të na i jepte dhe kryetarja e komisionit hetimor. Jorida Tabaku, ka probleme të vetat nuk e di pse. Duhet ta dinim ne si qytetarë se kemi kaq vjet që flasim për inceneratorët dhe dalin me pikatore, dhe imazhi mund të dalë ndryshe pasi janë dhënë të dhëna me pikatore nga SPAK. Është abuzim nga SPAK. Për inceneratorin e Tiranës, SPAK ka të drejtën e plotë për sekuestron preventive. Ne po japim sot 90 mijë euro në ditë që u kalojnë personave që janë në kërkim nga SPAK. Kur të mbyllet hetimi dhe kur të dalin që nuk kanë faj, paratë t'i kthehen kompanisë. Ndërsa këta persona në kërkim marrin paratë dhe i shijojnë në parajsa, në vende ku nuk lejohet ekstradimi. Nëse bëhen sekuestro preventive, pagesat mbahen të bllokuara, nëse del i pafajshëm, paratë i kalojnë kompanisë. SPAK lejon të humbin 90 mijë euro ditë për ditë. Kur Erion Veliaj çon shkresën, Ahmetaj e kalon pa koment dhe thotë në momentin që më erdhi letra nga Lali Eri, unë e heq përgjegjësinë nga vetja dhe ia lë lalit. Ai e jep ok pa marrë miratimin nga Këshilli Bashkiak, se nuk kishte Këshill Bashkiak, opozita ishte larguar. Anëtarët e Këshillit Bashkiak ishin larguar dhe nuk e kishte as LSI me vete. Kjo të bën që të mendon se ka pasur gisht, pasi donte ta mbyllte këtë muhabet shpejt e shpejt. Me inceneratorin e Tiranës, që po bëhet pagesa më e madhe nuk bëhet sekuestro. Flasim për një drejtësi që po bën seleksionime dhe që po funksionon për interesa të caktuara. SPAK nuk po e heton fare inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që këto nuk janë tre çështje, por është një çështje. Nuk ka interes SPAK të pyesë kryetarin e bashkisë, kur paratë kalojnë nga buxheti në bashki të pakushtëzuara që mund t'i çojë ku të dojë dhe në fund t'i Erion ke vendosur që t'ia çosh inceneratorit.” Sipas tij, SPAK nuk po vepron për kërcënimet e Veliajt ndaj gazetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy