
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN foli për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Kurbinit ku mbeti i vrarë Selman Mihana, ekonomist në një kompani inertesh të Ardian Gjeloshës. Në deklaratën e tij biznesmeni Gjelosha tha se ai nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka qenë ai shënjestra e atentatit.
Ndërkohë sipas Sejaminit profili i biznesmenit Ardian Gjelosha ngre pyetjen se përse ai ka marrë leje nga policia për të patur një makinë të blinduar dhe armë zjarri, kur sipas biznesmenit ai nuk ka konflikte me njeri.
Sipas Sejaminit në këtë ngjarje kriminelë shumë të mëdhenj të përfshirë për shkak të natyrës se si është kryer atentati.
“Kjo trego që askush nuk është i mbrojtur nga krimi. Krimi nuk zhvillohet i shkëputur nga shoqëria dh nëse tolerohet ka dhe viktima të pafajshëm.
Ky lloj profili biznesmeni që ka makinë të blinduar me leje dhe armë me leje, pyetja qëndron pse policia ja ka dhënë këto leje. Ka fituar dhe komunën me një parti të vogël. Një pjesë e mirë e të gjithë këtyre personave që kanë qenë shënjestër dhe shoh që janë të përfshirë në politikë, ata janë njerëz të fuqishëm në zonë dhe mbledhin votat.
Këtu mund të ketë një sërë shkeljesh dhe në fund të ditës kemi njerëz që harxhojnë shumë për një gjakmarrje. Apo ky është një krim pragmatik për të eleminuar njerëz në krim.
Kemi një ngjarje që përfshinë dhe kriminelë shumë të mëdhenj.”



