
Kompania Meta po planifikon funksione të mundshme me pagesë për Facebook-un, Instagram-in dhe WhatsApp-in dhe mësohet se po ngre një ekip ad hoc.
Lajmi është raportuar nga faqja e teknologjisë “The Verge” e cila raporton për një memo të brendshme dërguar punonjësve javën e kaluar.
Ky ekip është përpjekja e parë serioze e kompanisë Meta në krijimin e veçorive me pagesë në aplikacionet e saj kryesore. Vendimi vjen pas një rënie për kompaninë në të ardhurat nga reklamat dhe investimet e devijuara në metaverse. Tremujori i fundit i korrikut të ardhurat e certifikuara ranë nga viti në vit për herë të parë ndonjëherë.
Grupi i punës është quajtur 'Neë Monetization Experiences' dhe do të drejtohet nga Pratiti Raychoudhury, i cili më parë ka qenë kreu i kërkimit të kompanisë Meta.
Ne shohim mundësi për të krijuar lloje të reja produktesh, veçorish dhe përvojash për të cilat njerëzit do të ishin të gatshëm të paguanin dhe të entuziazmuar për të paguar.



