Rusia shtyn bisedimet bërthamore me SHBA-të

Rusia shtyn bisedimet bërthamore me SHBA-të

Rusia ka shtyrë në mënyrë të njëanshme bisedimet për çarmatimin bërthamor me zyrtarët amerikanë në Kajro.

Bisedimet SHBA-Rusi ishin planifikuar të zhvilloheshin gjatë kësaj jave, shkruan gazeta ruse Kommersant, duke cituar ambasadën amerikane.

Mësohet se zyrtarë nga dy vendet do të zhvillonin takime në kryeqytetin egjiptian nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor.

Dy delegacionet do të diskutonin rifillimin e inspektimeve sipas traktatit të ri te reduktimit armëve bërthamore START.

Traktati i ri START midis SHBA-së dhe Rusisë u shty vitin e kaluar edhe për pesë vjet të tjera. Qëllimi i traktatit është të zvogëlojë armët bërthamore strategjike të zotëruara nga dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.

Rusia dhe SHBA-të kanë mënyra për të menaxhuar rreziqet bërthamore në nivelin e inteligjencës, i tha i ngarkuari me punë i ambasadës amerikane për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti pak kohë më parë në Moskë duke shtuar se aktualisht nuk ka takime të planifikuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy