Ndërsa Shqipëria po kthen këtë verë ligjin për importin e mbetjeve në vend, vetë BE ndjek me mjaft shqetësim abuzimet që bëhen me dërgimin e trajtimin e tyre në vendet në zhvillim, duke marrë së fundmi edhe hapa konkretë.
Lidhur me këtë në MCN Economy aktivisti Lavdosh Ferruni u shpreh se Europa po kufizon vendet që të eksportojnë mbetjet. Ai tha se eksportimi i plehrave në Shqipëri është e papranueshme dhe se mbetjet nga Italia mund të vijnë shumë shpejtë në vendin tonë. Sipas tij, Shqipëria nuk është në gjendje që të japë prova se ka kapacitete për të trajtuar mbetjet.

Kjo nuk është betejë e nisur tani, në vazhdimësi është betejë kundër eksportimit të mbetjeve nga vendet e zhvilluara siç është rasti i Shqipërisë. Ne jemi përpara një precedenti shumë të ndjeshëm, mund të kujtoj kur emri Bechetit donte të instalonte në Shqipëri një inceneratorë që do të digjte mbetjet dhe 70% e mbetjeve do vinin nga Italia por në atë kohë pati një reagim qytetar dhe fatmirësisht nuk u realizua.
Ato mund të klasifikoheshin si mbetje të parrezikshme, por në vetvete janë të rrezikshme në mënyrën si përpunohen. Nëse janë thjeshtë mbetje problemi është se një import mbetjesh në një vend si Shqipëria është një gjë e papranueshme, që është vërtetuar dhe nga opinioni publik. 12 vjet më pas ka pasur goxha diskutime në nivele të larta për këtë çështje. Është refuzuar ligji për importin e mbetjeve disa herë dhe jemi tani që ky diskutim që bëjmë tani është më banali që mund të ndodhë në historinë e politikave.
Më tej ai shtoi se edhe riciklimi është alternativa kryesore, ne duhet të kemi riciklim të mbetjeve në Shqipëri, pra ato duhet të kenë një masë të caktuar që të jenë vizibël dhe kjo duhet studiuar.
Ne nuk e kemi por e marrim apriori që kjo të mbështetet dhe marrim aperiori zgjidhjen tjetër që është ekomafia. Një alternativë tjetër është që ne mbetjet tona ti eksportojmë dhe këtë ligji e lejon, por alternativa më e keqe është e papranueshme, që Shqipëria të bëhet pista e mbetjeve të të tjerëve.
Edhe lobet që janë të interesuar për fitime, ato që merrem me menaxhimin e mbetjeve zakonisht është e pranueshme. Ekomafia është term i ezauruar madje, dhe është fakt që ka ndodhur në shumë vende. Logjika është e thjeshtë s’ka pse ti çojë ai në Marok kur Shqipërinë e ka më afër.
Ndërsa i pyetur se çfarë do të thotë ekomafia, Ferruni tha se gjykon nga faktet, siç është rasti i eksportit në Rumani që janë bërë aty vazhdimisht, padyshim eksportet shpesh etiketohen si normale në vendet aziatike, kjo është një çështje globale.
Ne jemi të destinuar që ato mbetje që do vijnë në Shqipëri të përfundojnë në landfille sepse me inceneratorët skemi shanse që në Shqipëri të zhvillohet incenerimi. Në Shqipëri me politikën e incenëratorëve ne bëmë një hap prapa sepse e tkurrëm shumë teknologjinë e riciklimit.
Për inceneratorin e Tiranës është që mbetjet duhet të shkojnë në landfillin e Sharrës me një rrymë, që do të thotë pa riciklim dhe të fusësh ligjin e importit të mbetjeve si alternativë zgjidhe kjo është non sens, dmth ti të bësh që ndotjen e Italisë ta sjellësh në Shqipëri.
Pra mbetet një rrezik i madh që mbetjet të përfundojnë në landfill. Inceneratorët nuk janë një zgjidhje është një fasadë e përdorur që e dërgoi Shqipërinë 10 vite pas me menaxhimin e mbetjeve. Ne besojmë se Shqipëria nuk është në gjendje të japë prova se mund të menaxhojë mbetjet në mënyrën e duhur.
Që të ketë besueshmëri se i menaxhon mbetjet duhet të tregosh se si gjeneron mbetjet brenda vendin dhe që këtu bie prova sepse ne jemi ku thërret qameti me mbetjet tona. Ne kemi një dështim të qartë dhe ne të paktën në disa qytete kryesore duhet të bëjmë si fillim ndarjen e mbetjeve.



