Berisha denoncon me video blerjen e votave në Tiranë: Momenti i ndarjes së parave

Berisha denoncon me video blerjen e votave në Tiranë: Momenti i ndarjes së parave

Kryedemokrati Sali Berisha në një komunikim me mediat ditën e sotme publikoi një video të asaj që pretendon se tregon blerjen e votave në Tiranë dhe konkretisht në zonën e Babrrusë.

Ai tha se narkoqeveria e Edi Ramës, nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 milionë eurove, 100 euro për pensionist, me dhurimin e 200 milionë eurove gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve dhe firmosjen e dhjetëra mijëra lejeve të legalizimit, certifikatave të pronësisë, por shkoi më tej duke shpërndarë para për vota.

Nuk u mjaftua me punësimin e mbi 10 mijë punonjësve për votë në qeverisjen lokale dhe qendrore, por ajo kaloi direkt dhe në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë. 

Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë. Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota. 

Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta. 

Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush.

Ishte shumë demonstrues ky rast sepse është shumë e rrallë të kapësh ndarjen e parave. Po ja që është evident. Këta janë të njohur si persona. Gjithçka është e identifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy