Pika kufitare Rafah është e hapur, Izraeli pengon hyrjen e ndihmave

Pika kufitare Rafah është e hapur, Izraeli pengon hyrjen e ndihmave

Egjipti njoftoi se pika kufitare Rafah e hapur për Rripin e Gazës nuk është mbyllur, por Izraeli pengon hyrjen e ndihmave, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmed Abu Zeid deklaroi se perceptimi që pika kufitare Rafah mbahet e mbyllur nuk është e vërtetë.

Pika kufitare Rafah nuk është mbyllur asnjëherë që nga fillimi i krizës në Rripin e Gazës. Pika kufitare Rafah është e hapur. Ata që pengojnë hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës me kushte penguese dhe arsye të pabaza është pala izraelite. Ata të cilët pretendojnë se kufiri është i mbyllur, të dëgjojnë deklaratat e bëra nga zyrtarët e OKB-së që vizitojnë rajonin”, tha Abu Zeid i cili shtoi se i dënojnë ata që pretendojnë të kundërtën e kësaj.

Ai theksoi se nga deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtarë mund të kuptojnë se pala egjiptiane ka përmbushur përgjegjësitë e saj për të siguruar që ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza në mënyrë të vazhdueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy