Horoskopi ditor, e martë 25 mars

Horoskopi ditor, e martë 25 mars

Dashi

Mos bëni lëvizje impulsive sot sepse rrezikoni të bëni gabime që do të shkaktojnë probleme në të ardhmen. Rifillimi i punës do t’ju ndihmojë për të kaluar stresin.

Demi

Sot nuk duhet ta lejoni veten të shqetësohet nga sjellja e të tjerëve dhe sigurisht që nuk duhet të merreni me biseda që çojnë askund por vetëm në tensione.

Binjakët

Sot lërini ditën të rrjedhë natyrshëm dhe mos bëni asnjë lëvizje të nxituar. Vazhdoni me projektet tuaja në mënyrë të qartë dhe me mjete transparente.

Gaforrja

Sot është një nga ato ditë që e vendosni ju se si do të rrjedhë. Që nga planet e së ardhmes e deri tek vendimet më të vogla. Bëjini mirë llogaritë financiare sepse është fundmuaji.

Luani

Sot mund të ndërhyni dhe të rregulloni shumë gjëra që ju kanë shqetësuar deri më tani. Disa këshilla miqësore mund t’ju largojnë nga bllokimi në disa nga punët tuaja.

Virgjëresha

Organizoni ditën tuaj me planifikim që zhvillimet të vijnë në mënyrë harmonike dhe në avantazhin tuaj. Fjalët e shumta në ambientin e punës do krijojnë shqetësime.

Peshorja

Sot disa çështje në pritje që keni nga e kaluara do t’ju bëjnë të ndjeheni të irrituar. Mundohuni të mos sillni tension në jetën tuaj personale, sepse do të keni zhvillime të këqija edhe në këtë fushë.

Akrepi

Do të ketë shumë mundësi që ju arrini qëllimet tuaja. Forca dhe energjia juaj ju ndihmojnë të merrni një fund vendimtar për shumë çështje që kanë ngecur në të kaluarën.

Shigjetari

Sot do të jeni shumë nervoz dhe tensionet pritet të jenë të shumta. Kujdes me kë konfrontoheni, në punë sepse jeni në fije të perit. Puna është shumë e rëndësishme këto kohë.

Bricjapi-

Një tension në shtëpi do t’ju trishtojë, kështu që të jeni të durueshëm. Profesionalisht do të jetë e lehtë për ju të shprehni ide të reja, të cilat do të mirëpriten nga skuadra dhe drejtuesit.

Ujori

Kushtet për fillime të reja këtë të Mërkurë janë perfektë për ju. Është koha të filloni të shpresoni për ngjarje të reja, të këndshme që do t’ju ndodhin në të ardhmen e afërt.

Peshqit

Sot do të keni shumë aktivitete dhe nuk do të keni kohë të lirë për të bërë atë që dëshironi. Por ju duhet të pushoni për të menaxhuar të gjitha punët tuaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy