Blerjet online, Lahi: Besimi i klientit forcohet vetëm duke formalizuar tregun (VIDEO) 

Blerjet online, Lahi: Besimi i klientit forcohet vetëm duke formalizuar tregun (VIDEO) 

Formalizimi i bizneseve online është një domosdoshmëri për t’u garantuar klientëve shërbim cilësor dhe në përputhje me ligjin. Rezart Lahi, anëtar i bordit të e-Commerce tha në studion e lajmeve në MCN TV se Shqipëria është e fundit në rajon për blerjet online. E megjithatë, shërbimi ndaj klientit është shumë i dobët.

Mungesa e besueshmërisë vjen si pasojë e informalitetit të lartë në tregun online. Në këto kushte, shërbimi ndaj klientit është shumë i dobët. Po të kishim rregullim të këtij tregu, edhe shërbimi do të përmirësohej.

Përsa kohë klientët pranojnë një pako pa kupon tatimor, është vështirë t’i ndjekin ankesat e tyre.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon, ku njerëzit e përdorin internetin për të bërë blerje online. Jemi shumë mbrapa edhe Serbisë dhe Malit të Zi. Detyra e shtetit është të strukturojë pjesën e bizneseve online. Nëse ne formalizojmë këtë treg, të gjithë do të bëhen më të përgjegjshëm. Përsa kohë ka njerëz që nga shtëpia, me një SIM Card bëjnë shitje jo domosdoshmërisht e-comerce, dhe lejohen ta bëjnë, do të kemi pakënaqësi nga klientët.

Lahi tha se bordi ku ai bën pjesë i ka propozuar qeverisë një paketë masash që synojnë të rregullojnë këtë treg.

Në një vit e më pak ekzistencë kemi bërë disa propozime për mënyrën si mund të shkohet te formalizimi, si do të lehtësohet implementimi i kartave të kreditit dhe mënyrave të pagesës. Ne kemi një projekt për vendosjen e një pulle certifikuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy