
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 22-të në Superiore.
Pas 45 minutave të para, verilindorët kryesojnë 2-1. Salami zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të, ndërsa 10 minuta më vonë, ishte Latifi, që vendosi baraspeshën, duke përfituar nga një pasiguri e portierit Tafas.
Dragoshi riktheu avantazhin për Kukësin në minutën e 39-të. Pritet një pjesë e dytë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë fitoren me çdo kusht.



