Ministria e Brendshme e Izraelit publikoi një memorandum për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të luftës me organizatën terroriste Hamas.
Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin më 31 tetor dhe ministria synon t’i shtyjë për 3 muaj.
“Për shkak të luftës me të cilën përballet Izraeli dhe vështirësive të mbajtjes së zgjedhjeve gjatë kësaj periudhe, ne sugjerojmë shtyrjen e ditës së zgjedhjeve për rreth 3 muaj”, tha ministri i Brendshëm Moshe Arbel.
Lufta në Izrael ndodhet në ditën e pestë të saj, pas sulmeve të nisura mëngjesin e së shtunës, ku deri më tani raportohet për mbi 1200 izraelitë të vrarë dhe 2400 të plagosur.



