Marka, Hasani, Shino e Dhrami: Pensionet në Shqipëri, vetëm sa për të mbijetuar  (VIDEO)

Marka, Hasani, Shino e Dhrami: Pensionet në Shqipëri, vetëm sa për të mbijetuar (VIDEO)

Pak ditë më parë, shoqëria civile dhe Lëvizja Bashkë organizuan një protestë, përmes të cilës kërkuan miratimin e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve. Në studion e MCN Informacion, të ftuarit Jani Marka, Leons Hasani, Qani Shino dhe Brunilda Dhrami theksuan domosdoshmërinë e rritjes së pensioneve. 

 

JANI MARKA – AKTIVIST I LËVIZJA BASHKË

Informaliteti është thembra e Akilit. Kërkon masa të fuqishme nga shteti. Duhet edhe ndërgjegjësim individual. Jemi apo nuk jemi 2 milionë banorë. Një tabelë Exeli na merr të gjithëve. Shteti duhet t’i mbledhë taksat dhe të zbatohet ligji. Qytetarët janë ende larg standardeve perëndimore. Janë 750 mijë pensionistë, prej tyre 520 mijë janë nën minimumin jetik. Fëmijët i mbështesin pensionistët që të mos dalin në rrugë. 500 mijë njerëz nuk mund të jetojnë me 100 mijë lekë të vjetra. 

 

LEONS HASANI – EKSPERT EKONOMIE

Një rol të rëndësishëm luan eficienca e institucioneve. Nëse analizojmë ekonominë, indikatorët janë ata që janë. Shërbimet që kryen qeveria janë të prekura. 

 

QANI SHINO – PENSIONIST

Të gjitha shpenzimet na rëndojnë. Unë marr tre ilaçe. Për ilaçet e mira duhet paguar. Ne ilaçet i marrim nga më të dobëtat. Mosha e tretë është mosha më e nëpërkëmbur. Prandaj ne duhet të ngremë zërin, të mos kemi frikë. 40% e pensionistëve janë në punë. 

 

BRUNILDA DHRAMI – PEDAGOGE E EKONOMISË

Dua të bëj krahasimin mes një pensionisti shqiptar dhe një të huaji. Pensionistët shqiptarë, e vetmja gjë që mund të përballojnë është mbijetesa. Nëse bëjmë krahasim, ata që vijnë për të na vizituar, pensionistët shqiptarë e kanë ëndërr t’i financojnë nëse u duhet të shkojnë diku. As nivelin e shëndetësisë nuk e përballojnë dot. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy