Hipoteza e re e shkencëtarëve: Mund të ketë diku një antiunivers

Hipoteza e re e shkencëtarëve: Mund të ketë diku një antiunivers

Universi ynë mund të ketë një kopje tjetër të fshehur diku, që ka lindur njëkohësisht në shpërthimin e Big Bangut. Një antiunivers i përbërë nga antimateria dhe ku koha rrjedh në drejtim të kundërt.

Duket si “lëndë e parë” për një libër fantastiko-shkencor, por është hipoteza e dalë nga një studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Physical Review Letters”. Kështu mund të shpjegohet se çfarë ndodhi me antimaterien në kontaktin vdekjeprurës me materien në agimin e kozmosit, rreth 14 miliardë vjet më parë. Studimi është kryer nga Instituti Kanadez për Fizikën Teorike “Perimeter”.

Është një "model kozmologjik që na lejon të zgjerojmë universin përtej Big Bengut", shpjegojnë autorët e teorisë së re. Universi në fakt e ka origjinën në një luftë epike mes materies dhe antimateries, e cila që çliroi energji të jashtëzakonshme me epërsinë e ngushtë të materies, edhe pse menjëherë pas Big Bengut, sasitë e tyre ishin pothuajse simetrike. Kjo mund të konsiderohet fat, pasi nëse gjërat do të shkonin ndryshe, gjithçka rreth nesh, përfshirë njeriun, ndoshta nuk do të ekzistonte, ose do të kishte një aspekt tjetër.

"Ky është një studim interesant dhe inovativ, edhe ka ende për t’u thelluar. Kjo do ta ndryshonte kornizën tradicionale kozmologjike që nis nga Big Bang"-u, thotë për ANSA-n, Antonio Masiero, nënkryetar i Institutit Kombëtar të Fizikës Bërthamore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy