Abuzimi me koncesionet, PD bën gati dosjet për SPAK-un (VIDEO)

Abuzimi me koncesionet, PD bën gati dosjet për SPAK-un (VIDEO)

Vetëm pak ditë nga ngritja e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, Partia Demokratike ka gati dosjet e koncensionarëve, për t’ia dërguar kësaj njësie hetimore.

Jamarbër Malltezi, përgjegjës i Departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Mjedisit pranë selisë blu për “TemA TV” tregon me emra, koncensionarët që sipas tij janë favorizuar nga qeveria "Rama" dhe që duhet të ndiqen penalisht.

Jamarbër Malltezi, përgjegjës i Departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Mjedisit: “Shpresojmë. Do të jetë sfidë për sistemin e drejtësisë, në rast se do të arrijë të çojë para përgjegjësive penale këta persona, jo vetëm me dosjen 184, por edhe me dosjen 389, edhe me shumë e shumë dosje të tjera. Ne po përgatisim gjithashtu dosje përkatëse për SPAK-un dhe do t’ia çojmë. Mund t’ia çojmë në mënyrë demonstrative ose mund t’ia çojmë në mënyrë të veçantë. Dosja e Iceneratorëve, është një nga të parat, sepse është vjedhja më masive, por kemi edhe dosje të tjera shumë të mëdha, duke përfshirë për Klosin, për Dedenë, për shumë e shumë ministra, drejtorë të Edi Ramës, të cilët gjithë buxhetin e shtetit e kanë çuar te buxheti i OJQ-ve të tyre.”

Malltezi thotë se qeveria duhet të tërhiqet nga vendimi për të financuar me paratë e buxhetit koncesionet. Por, si do të arrijë Partia Demokratike t’i anulojë këto koncesione kriminale, siç ajo i cilëson, në Gjykatën e Arbitrazhit, me ardhjen në pushtet të saj?

Jamarbër Malltezi, përgjegjës i Departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Mjedisit: “Është e vërtetë që koncesionet është e vështirë të prishen kur janë sipas rregullave. Ajo që unë po them këtu, është që nuk janë sipas rregullave. Dhe për këtë ju ftoj të shikoni koncesionin e Elbasanit: Brenda ditës kanë bërë kinse sikur kanë bërë 9 procedura, të cilat marrin normalisht, disa muaj kohë. Sikur i kanë bërë brenda ditës. Që nga ky moment, në rast se ti arrin të vërtetosh që ke procedura korruptive, koncesioni është nul. Nuk ka gjykata arbitrazhi që të pranojnë një koncesion, i cili është përfituar mbi bazë korruptive. Menjëherë është nul. Së dyti, mjafton të shohësh ku ke oponencën. S’ke oponencë fare. Mjafton të shohësh ku është skeda teknike. S’ke skedë teknike fare. Po si do jepke ti dhjetëra milionë euro, pa pasur skedë teknike? Çfarë do të thotë kjo? Këtu, normalisht po të jetë SPAK-u në lartësinë e detyrës, këtu nga Edi Rama te Arben Ahmetaj, te Lefter Koka duhet të shkojnë në kokërr të burgut.”

Partia Demokratike fajëson qeverinë "Rama", e cila në 6 vite arriti të boshatisë vendin, duke detyruar shqiptarët e në veçanti të rinjtë të largohen nga vendi drejt Bashkimit Europian.

Çka e bën Shqipërinë vendin e pare në BE, si azilkërkuesen më të madhe në krahasim me vendet e tjera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy