
Presidenti i SHBA Joe Biden përmes një telefonate me homlogun e tij rus Vladimir Putin ka diskutuar sulmet kibernetike dhe ka bërë thirrje të ndërmerren veprime.
Në deklaratën e Shtëpisë Bardhë thuhet se Biden ka nënvizuar nevojën që Rusia duhet të marrë masa pasi sulmet e vazhdueshme kanë ndikuar në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të botës, shkruan RT.
Presidenti gjithashtu u zotua edhe një herë për të "mbrojtur" amerikanët dhe infrastrukturën e SHBA "përballë kësaj sfide të vazhdueshme".
Putini u përgjigj duke thënë se SHBA nuk ka kërkuar kohët e fundit ndonjë ndihmë nga Rusia në ndonjë rast specifik në lidhje me sulmet e ransomëare. Moska është e gatshme për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike, shtoi presidenti rus.



