Asnjë vend që është zhvilluar nuk është zhvilluar duke patur vetëm shkencën dhe monopolin e shkencës.
Nuk mund të nxisim vetëm arsimin, universitetet, pa nxitur komponentët e tjerë të ekonomisë.
Se ndryshe ata që do arsimohen sot në Shqipëri, thjesht do të shkojnë diku tjetër. Mjekët shqiptarë shkojnë në perëndim, në Gjermani.
Populli shqiptar nëpërmjet taksave mban universitetet dhe të rinjtë e diplomuar në universitete nga që nuk gjejnë dot akses në Shqipëri, ikin.
Në këtë sens ne jemi dyfish të humbur, një sepse po na ikin kapacitete shumë të mira, gjë se po paguajmë për këtë gjë.
Ne po paguajmë që në spitalet gjermane të rritet cilësia.
Një deklaratë e tillë u bë nga kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri në emisionin “Bilardo” në MCN TV.
Ai tha se na kanë zhgënjyer aq shumë ata që kanë qenë politikë më përpara, sa që kanë krijuar këtë mosbesim jo vetëm ndaj politikës, por edhe te vetja, pasi sa më shumë që të keqqeverisesh dhe të abuzojnë, aq më shumë ti bëhesh pre.

50-60 vite më parë strukturat ishin më të rëndësishme, sot është e kundërta. Se sa më pak moderne të jetë struktura e një shoqërie, aq më shumë e kërkon udhëheqësin e madh.
Unë bëj ç’është e mundur që kjo në Lëvizjen Bashkë të jetë sa më pak evidente, kryetari nuk merr dot asnjë vendim i vetëm.
Ti ke më pak pushtet, por ke më shumë autoritet moral. Logjikën e meritës ne duhet ta kombinojmë me logjikën e nevojës dhe të drejtave sociale.
Unë mendoj që një njeri që punon më shumë dhe studion më shumë, duhet të jetojë më mirë, ama duhet të ketë një dysheme sociale, poshtë së cilës nuk duhet të bjerë askush.
Duhet të ketë shërbime sociale që të jenë të aksesueshme për të gjithë.



