Kavajsi Armando Hysenaj, shef kuzhine i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për biznesin e tij të famshëm në Bari të Italisë ku është bërë mjaft i njohur për paninet, ndërsa pretendon të hapë një të tillë dhe në Shqipëri.
Ai tha se gatuan mbi 50 lloje paninesh duke i personalizuar sipas kërkesave të klientëve, ndërsa shprehet se ka nga viti 2012 që e bën këtë punë.
Hysenaj tregon tirazhi i një dite normale ka qenë deri në 340 dhe në ditë feste shkojnë 500-800 në një pikë.
Specialiteti im janë paninet dhe i personalizoj në bazë të kërkesave të klientëve në shije. Është një kombinim i mishit me ingredientët dhe dalin të shijshme. Kam filluar në 2012 si pronar.
Fillimisht kam shkuar në Itali te prindërit, kam bërë shkollën për tekniko-komercial, informatikë dhe gjatë shkollës kam punuar 7 vite kamerier. Më pas zgjodha rrugën e biznesit. Për mua ikja në fillim ka qenë pak e vështirë sepse nuk kam shkuar me dokumente, por më ka ecur mirë fatmirësisht.
Si biznes e ka nisur fillimisht xhaxhai im që në ‘98 këtë punë për prodhimin e panineve dhe tani kemi 18 biznese të tilla, na njohin pothuajse të gjithë në Bari për paninet dhe ajo që na dallon është mënyra se si e përpunojmë mishin dhe gjithçka.
Kur e sheh duket e thjeshtë, por tirazhi i një dite ka qenë deri në 340 ditë normale dhe në ditë feste shkojnë 500-800 në një pikë.
Punoj sëbashku me një kushëririn tim dhe punëtorë gjithashtu, por vetë jam gjithmonë aty. Një panine fillon nga 3-6 euro. Babai im ka ik me skaf fillimisht në Itali dhe ka qenë dhe më e vështirë pasi skafi është fikur në mes të detit, dimër, por shansi i tyre skafi u ndez dhe ata ikën. Më pas u largua mami dhe pas 8 muajsh unë me vëllain. Pas 10 vitesh jemi bashkuar si familje.
Do isha gati ti përjetoja sërish ato sakrifica sepse falë tyre jam aty ku jam sot. Nëse punon dhe sakrifikon për diçka patjetër që do ta arrish qëllimin tënd. Ka shumë që vijnë dhe punojnë tek unë, por lodhen shpejt.
Kjo është një punë perfekte sepse ne punojmë natën dhe ditën si me thënë fle gjumë dhe mund të them se është puna më e mirë për të mbledhur lekë. Kam menduar të sjell një filial dhe në Shqipëri.



