
Një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi një keqpërdorim serioz të fondeve të para anëtarësimit të BE-së për bujqësinë në Shqipëri dhe rekomandoi bllokimin e paketës 112 milionë € për programin pasardhës të ndihmës për bujqësinë.
33 milionë € kanë qenë fondet e Bashkimit Evropian të parashikuara si ndihmë të bujqësisë shqiptare që janë keqpërdorur.

Lidhur me këtë fakt, kryetarja e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në PL, Silvana Bajrami, thotë për “MCN live”, se më këtë gjetje penalizohet në masë të madhe bujqësia shqiptare.
Tashmë jemi njohur te gjithë që zyra OLAF ka dorëzuar dosjen pranë Drejtorisë dhe peronave ligjzbatues në bujqësi, ku ka bërë bllokimin e këtij fondi nga e cila penalizohet bujqësia jonë.
Janë të gjitha ato para që do duhej të shkonin për fermerin shqiptar, para të cilat nuk kanë vajtur dhe se nuk do jenë për një kohë të gjatë.
Për kryetaren e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në PL, pezullimi i fondeve dhe renditja e shkeljeve nga ana e OLAF, është tregues i qartë se kemi humbur besimin dhe se duhet kohë për ta rifituar.
Sigurisht që kjo nuk ka paraqitur shenja të një mirmenaxhimit të fondeve serioze të bujqësisë. Kjo tregon që në sytë e BE-së nuk jemi aq dinjitoz, kemi humbur besimin te ata, ose do duhet shumë kohë për ta rifituar që të tregojmë se ka njerëz të tjerë që janë korrekt dhe do jenë dinjitoz për të menaxhuar fondet për fermerët tanë.
Është fakt dhe është ‘e zeza mbi të bardhë’ që faturat janë të fryra, skema me dokumente te falsifikuara, por kjo tashmë është në duart e personave ligjzbatues dhe ato do marrin masa të tyre.
Bajrami thotë se teksa ky është tashmë një sektor i penalizuar, shpëtimi duhet parë te opozita me realizimin e premtimeve për fermerët në të ardhmen.
Kjo do jetë një sektor i penalizuar derisa do sigurohet një fond me programe që do sjell opozita që ka premtuar që do tu bej fermerëve tanë, ato të mbështeten dhe të fillojnë të punojnë dhe të ardhurat të nisin të startohet në një fillim të ri.
PL dhe njerëzit dhe ekspertët kanë bërë denoncime të nevojshme të cilat gradualisht po shkojnë në vendin e duhur, e gjithë ko situatë ka qene dëm financiar. Tashme ne kemi një program të mrekullueshëm për mbështetjen e fermerëve që ata të kenë mbështetjen e nevojshme për ta.



