Prag ndërrimi vitesh/ Studio e “Zgjohu me MCN”, mbushet me ëmbëlsira nga pastiçieri dhe amvisa

Prag ndërrimi vitesh/ Studio e “Zgjohu me MCN”, mbushet me ëmbëlsira nga pastiçieri dhe amvisa

Në prag të ndërrimit të moteve, në tryezat tona nuk mungojnë as ëmbëlsirat tradicionale dhe jo vetëm.

Drupal Ad

Pastiçieri Selam Allaraj dhe amvisja Edlira sollën në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN’, ëmbëlsirat tradicionale, si bakllavaja dhe kadaifi.

Eldira:

 Sekreti i një bakllavaja të mirë, pjeka në 5 orë

Ka filluar përgatitja ka kohë në shtëpinë tonë duke mbledhur vezë, gjalpë të freskët , gjërat bio, janë si çdo vit përgatitjet në çdo shtëpi shqiptare.

Bakllavanë e kam bërë me 96 petë, është me vezë fshati, kos, vaj, miell, pastaj ka të bëj edhe hapja e petëve. Detaji më i rëndësishëm ka të bëjnë vezët e freskëta të verdha, gjalpi poashtu, dhe në momentin që hapim petët dhe e mbushim me errët, e presim bakllavanë dhe e hedhin gjalpin dhe e pjekim për pesë orë.

Selam Allaraj:

Ëmbëlsirat që e sugjeroj për natën e ndërrimit të moteve është krostata, një ëmbëlsirë e lehtë që konsumohet çdo mëngjes, edhe në darkë, mëngjes e drejtë, me reçel luleshtrydhe, nuk është shumë e ëmbël, përdor me shume sheqer natyral nga frutat.

Jam te bakllavaja një herë në vit. Gatuaj edhe të kripura, gjeli i detit, dhe pajat tradicionale dhe flinë e kam bërë vet, i bëj të gjitha për festën e vitit të ri.

Një tryezën e jona në festën e familjen, gjelin e kemi përdor kur kemi ardh në Tiranë, flija, revania, i kemi pasur si tradita, pastaj kam futur gjëra italiane poshtu në kuzhinë.

Këtë vit pres miq me këto çokolatat e Dubait, me kadaif,  është flori që hahet, me krem fistak dhe tahin dhe kadaif i pjekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy