Arrestimi i Goros, Balliu: Të futet në burg Xhaçka dhe Rama. Gaçi investitor strategjik me votën e gruas

Arrestimi i Goros, Balliu: Të futet në burg Xhaçka dhe Rama. Gaçi investitor strategjik me votën e gruas

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ngre pikëpyetje se pse nuk është arrestuar Edi Rama dhe Olta Xhaçka, ndërkohë që është arrestuar kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro.

Ku është Olta, pse nuk është arrestuar? Ka zbatuar urdhrin për të kaluar pronën e Olta Xhaçkës, se ai e di që pas Oltës, është Edi Rama.

Çështja është ku është Olta, burri i Oltës ku është? Vendos Kushtetuta! Me votë bëhet investitor strategjik nga kabineti ku bën pjesë gruaja e tij.

Edi Rama duhet të futet në burg se ka tjetërsuar pronën që duhet të bëhej një shkollë dhe ia dha Bolinos.

Ke arrestuar Goron, atëherë arresto dhe Ramën se ka tjetërsuar pronën. Kjo tregon se nuk ka drejtësi. Kjo tregon se drejtësia nuk ekziston.

Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se të quash drejtësi se kap Jorgo Goron, nuk është drejtësi dhe se nuk ka shqiptarë që ti hajë këto mashtrime sikur këtu ka drejtësi.

Të vetmit që arrestojnë këta është personi që i ka denoncuar, ky është lideri i opozitës.

Pushteti i gruas së vetë, prandaj ka një ligj që nuk e lejon Artan Gaçin të bëhet investitor strategjik. Është bërë me votën e gruas së vetë.

Që të bëhemi investitorë strategjik, duhet të martohemi me Xhaçkën?

Zonja Xhaçka ka vjedhur pronën e shqiptarëve, është përgjegjëse për shkatërrimin dhe vjedhjen e fondeve të Forcave të Armatosura.

Ne kemi dy vjet që bërtasim për këtë, sot bëjmë sikur e dëgjuam për herë të parë vjedhjen e pronave në Himarë.

Është toka e shqiptarëve, nuk është prona e Xhaçkës. Një qeveri serioze i mbron tokat në bregdet.

Meraku që kemi ne është zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës. Garancia e pushtetit të kësaj qeverie është anti-ligji.

I pyetur në rast se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Himarë, kësaj radhe do të jetë vetë Partia Demokratike që do të caktojë kandidatin, apo është ende në fuqi marrëveshja Sali Berisha-Vangjel Dule, që ky i fundit ta caktojë kandidatin në bashkëpunim me Omonian, Balliu shtoi se në një moment të caktuar merren vendimet, në forumet e Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy