Zgjedhjet vendore në Tuz, Camaj: Do fitojë bindshëm "Forumi shqiptar"! E rëndësishme që komuna të administrohet nga parti shqiptare (VIDEO)

Zgjedhjet vendore në Tuz, Camaj: Do fitojë bindshëm "Forumi shqiptar"! E rëndësishme që komuna të administrohet nga parti shqiptare (VIDEO)

Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi, komunë me shumicë shqiptare, mbahen zgjedhjet vendore ku në garë përballen katër koalicione dhe tri forca politike të pavarura.

Nikolla Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se partitë më serioze janë bashkuar me Forumin Shqiptar, i cili do të fitojë bindshëm zgjedhjet që po zhvillohen.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Camaj tha se është e rëndësishme që Tuzi të administrohet nga parti politike shqiptare.

Sipas Camajt këto zgjedhje veç të tjerave kanë rëndësi për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Numri i atyre që kanë dalë deri në orën 14:00 është 50%m, garojnë 4 koalicione. Favoriti është koalicioni shqiptar që janë bashkuar shumica e subjekteve, ndonëse kemi një që ka shkuar me koalicionin e Gjykanoviç.

Shqiptarët, partitë më serioze janë bashkuar në 'Forumin shqiptar'. Jemi të bindur falë 4 viteve fushatë, punuam dhe dëshmuam se dimë të qeverisim, por të përkrahur dhe nga Diaspora që i është përgjigjur thirrjes sonë. Mendojmë, besojmë që 'Forumi shqiptar' do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve.

Ka rëndësi që Tuzi, me 70% popullësi shqiptare të administrohet nga parti politike shqiptare. E besojmë që Tuzin ta qeverisin ata që kanë lidhje me këtë vend, që mendojnë shqip. Këto zgjedhje kanë rëndësi për ruajtjen e identitetin kombëtar përveç të tjerave.

Në 'Forumin Shqiptar' janë partitë më serioze. 'Alternativa Shqiptare' është forca numër 1, LDSH që është parti për t’u respektuar. Kemi edhe Unionin Nacional Shqiptar. Forumi premton që ne nuk kemi konkurrencë, do dalim fitues të këtyre zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy