Jonathan, breshka më e vjetër në botë, feston ditëlindjen e 190-të në ishullin e Shën Helena, një territor britanik në Oqeanin Atlantik.
Jonathan është breshka më e vjetër e regjistruar ndonjëherë dhe kafsha më e vjetër e njohur e tokës.
Ai hyri në Librin e Rekordeve Guinness në fillim të këtij viti.
Kafsha ka jetuar në Shën Helena që nga viti 1882 dhe mosha e saj është vetëm një vlerësim. Një foto e bërë pas mbërritjes së breshkës në ishull tregon se ishte tashmë të paktën 50 vjeç në atë kohë, por me siguri është më e vjetër.
Kafsha ka parë 35 guvernatorë të kalojnë nëpër këtë territor britanik përtej detit, por i mungonte Napoleoni, i cili ishte në mërgim në ishull nga viti 1815 deri në 1821.
Për të festuar përvjetorin, banorët e Shën Helenës organizuan nga e premtja tre ditë festime për Jonathan-in i cili është i verbër, por me një dëgjim të paprekur.



