Banon: Trump do të marrë një mandat të tretë, ka nisur puna për ta bërë të mundur

Banon: Trump do të marrë një mandat të tretë, ka nisur puna për ta bërë të mundur

Steve Bannon, ish-këshilltar i lartë i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, thotë se Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë për një "mandat të tretë" në vitin 2028, pavarësisht se Kushtetuta e SHBA-së e ndalon kandidimin në më shumë se dy mandate. 

 

Në një intervistë me “The Economist”, Bannon tha se lidershipi i Trump është thelbësor për vendin dhe këmbënguli se planet për ta bërë këtë të ndodhë kanë nisur të vihen në jetë.

 

"Ai do të marrë një mandat të tretë," tha Bannon. "Trump do të jetë president në vitin 2028, dhe njerëzit thjesht duhet të përshtaten me këtë."

 

Kur u pyet për Amendamentin e 22-të, i cili e kufizon në dy mandatin presidencial, Bannon sugjeroi se ka një strategji për të anashkaluar kufizimin, duke thënë se detajet do të zbulohen "në kohën e duhur".

 

Bannon e përshkroi Trumpin si një "instrument të vullnetit hyjnor", duke shtuar se ishte "vullneti i popullit amerikan" që ai të vazhdonte të udhëhiqte vendin.

 

“Kishim shanse më të mëdha në vitin 2016 dhe shanse më të mëdha në vitin 2024 sesa kemi në vitin 2028”, tha Bannon. “Duhet ta përfundojmë atë që filluam.”

 

“Nëse populli amerikan, me mekanizmat që kemi, e rikthen Trumpin në detyrë, a po e shqyen populli amerikan Kushtetutën?” pyeti ai.

 

Amendamenti i 22-të, i ratifikuar në vitin 1951 pas presidencës katër-mandatëshe të Franklin D. Roosevelt, përcakton qartë se “asnjë person nuk do të zgjidhet në detyrën e Presidentit më shumë se dy herë”.

 

Ekspertët ligjorë thonë se nuk ka rrugë kushtetuese për një mandat të tretë të zgjedhur, megjithëse disa aleatë të Trump kanë hedhur teori në lidhje me trashëgiminë ose riinterpretimin e amendamentit.

 

Trump, i cili aktualisht është në mandatin e tij të dytë, nuk e ka mbështetur publikisht ose diskutuar idenë e kërkimit të një mandati të tretë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy