Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, për rënien e efektivit të Policisë Rrugore, Azbi Spahiu nga lartësia e pallatit 11 katësh thotë se çështja është nën hetim dhe se ngjarja mund të jetë aksidentale ose shtyrje në realizimin e vrasjes ndaj tij.
Ai deklaroi se duhet parë nëse ka pasur kohët e fundit probleme të rënduara psikologjike, apo nëse për shkak të ushtrimit të detyrës mund të ketë shkelur pa dashje gjatë detyrës e tij, në interesa personash që mund të kenë marrë pjesë në këtë akt makabër.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka rolin e saj në këtë ngjarje. Mund të jetë ose rënie aksidentale, ose hedhje e pavullnetshme, ose shtyrje për të realizuar vrasjen ndaj tij. Të gjitha janë për tu parë.
Do të jetë dëshmia e policit që do të ketë rol, e dyta edhe zbërthimi i telefonit nëse ka pasur probleme, shqetësim dhe komunikime.
Do të jetë detyra e ushtruar për të parë nëse ka pasur kohët e fundit probleme të rënduara psikologjike, të konsumimit lëndëve alkoolike.
Apo ka qenë për shkak të ushtrimit të detyrën mund të ketë shkelur pa dashje gjatë detyrës e tij, në interesa personash që mund të kenë marrë pjesë në këtë akt makabër.
Por të gjitha këto duhen parë me kujdes. Për fat efektivi është në gjendje të stabilizuar dhe dëshmia e tij pritet të hedhë dritë.
Duke folur për MCN Live, Softa shpjegoi edhe rolin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si një nga investimet më të mëdha të qeverisë shqiptare, duke ndërruar modelin e mëparshëm të kontrollit të figurës së policisë.
Sipas tij, AMP është e shkëputur por në funksion të Policisë së Shtetit dhe ka kontrollon e figurës dhe personalitetit që nga Drejtori i Policisë së Shtetit deri te efektivi poshtë.
Ka disa komisione për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësit të policisë, ku çdo punonjës deklarohet si për pasurinë, burimin e tyre dhe merren edhe me korrupsionin në radhët e saj.
Është një agjenci që në raport me shërbimet e mëparshme është avancuar, i janë dhënë shumë të drejta, i janë ofruar teknologji si në shërbimet ambientale.
Punonjësi i policisë nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kontaktet vijnë duke u thërritur dhe merren në pyetje.
Nuk besoj se presioni është ligjor dhe tagrin e tyre.
Përveç marrjes në pyetje kur ka një problem të caktuar, lidhet me procedurat që kryejnë për shërbimin e brendshëm.
Ndër të tjera Softa ngriti shqetësimin se efektivët kanë shumë ngarkesë dhe se kanë nevojë për tu trajtuar me psikologë.
Ai shtoi se një polic i cili ka halle dhe borxhe, nëse i shtohet edhe presioni për shkak të detyrës, mund të shkojë drejt akteve ekstreme.



