Xhuxhi më i famshëm në Shqipëri: Ndryshimin e kaloj me komedi, nuk mërzitem nga batutat

Xhuxhi më i famshëm në Shqipëri: Ndryshimin e kaloj me komedi, nuk mërzitem nga batutat

Niku Xhydollari, i cili njihet si “xhuxhi” më i famshëm në Shqipëri prej daljeve të tij live në TikTok krah personazheve viralë, tregon se ka marrë pjesë në dy filma “I love Tropoja” dhe “Seder 2”.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, deklaroi se filloi me postimet live dhe videot komedi, duke bërë humorin shqiptar të filmave të vjetër.

Thoja më mirë tu japim njerëzve komedi, fillova me filmat e vjetër shqiptar dhe videot e njerëzve që bëhen meme.

Edhe prekem po ta thonë në çdo moment xhuxhi, xhuxhi, po kështu jo. I thashë vetes do ta kaloj, më mirë të eci me komedi se sa ti përjetoj. Të ecin si të ecin njerëzit.

Fitoj lekë nga TikTok, por për të fituar shumë duhet të bësh moralin e keq. Kemi fituar por jo shumë. Njerëzit presin komente të këqija që të japin. Fitoj me gifte në live.

Ndërsa videot duhen gjëra shumë që t’i lidhësh me shtete të huaja. Shpesh dal me Cllevion, Diamantin, e plotë të tjerë. U kam kërkuar unë që të dalim bashkë live, me ndihmën e njerëzve.

Mua më pranonin direkt. Nuk mërzitem nga batutat aspak, për sa kohë dalë me ta. Kur i shikoja që shanin, u mbyllja komentet.

Më kanë bullizuar por nga mosha 15-16 vjeç, fëmijët më shumë. Po janë të vegjël.

28-vjeçari nga Pogradeci tregoi se jeton me familjen, prindërit dhe vëllezërit, ndërsa në Tiranë vjen në fundjavë dhe punon në një diskotekë si figurantë dhe pritës, teksa e cilëson veten si badigardin kryesorë.

Ata janë gjashtë badigardë bëjnë kontrollet, pastaj dal unë. Kur hyjnë njerëzit më përqafojnë, aty jam krenar dhe nga fama ndihem mirë. I them vetes, se shih çfarë respekti më dhanë.

Më ka ndihmuar kjo pjesë që të marrë ndonjë bakshish. Pronarin e kam shokë të ngushtë. Ermal Mamaqi bëri audicionet, u regjistrova, dhe më pikasën që në foto. Më mori direkt, filluam.

Do jetë shumë bukur t’i futem shkollës së aktrimit se shkolla duhet, por unë jam vetëm në komedi.  Më përpara jam marrë me palestër tani jo se do shumë nerva.

Jam në një lidhje po më ka thënë goca mos fol për mua. U njohëm rastësisht në Tiranë. Ajo me shoqërinë e saj, unë me të timen. Ajo është njësoj si unë. Është nga Tirana.

Jemi në njohje me njeri tjetrin, familjeve nuk iu kemi thënë. Më përpara kam pëlqyer vajzë që nuk ishte si unë dhe më ka thënë ç’ne ti me mua.

Ka vajza që thonë se jam dhe një herë sa ty dhe unë iu kam thënë, pse ti mund të kesh mendje më shumë se mua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy