Një kapanon për tharjen e bimëve narkotike u zbulua nga policia e Gjirokastrës.
370 bimë u gjetën në proces tharjeje brenda kapanonit, ndërsa policia shpalli në kërkim një shtetas.
Operacioni i policisë u zhvillua në territorin e fshatit Këllëz, Lunxhëri, në një zonë të pyllëzuar, ku u evidentua edhe kapanoni i improvizuar brenda të cilit u gjetën në proces tharjeje 370 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim shtetasin D.G., banor i zonës.



