Gjendet i pajetë në rrugë një 55-vjeçar në Savër të Lushnjës, dyshohet për konsum të tepërt alkooli

Gjendet i pajetë në rrugë një 55-vjeçar në Savër të Lushnjës, dyshohet për konsum të tepërt alkooli

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër të Lushnjës, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë mëngjesin e sotëm. 

Viktima është identifikuar si Skënder Malia, rreth 55 vjeç.

 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, çka mund të ketë sjellë pasoja fatale për shëndetin e tij.

 

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

 

 Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy