
Këngëtarja Billie Eilish ka qenë gjithmonë e sinqertë kur bëhet fjalë për temën që prek imazhin e fizikut. Tani, në prag të një dokumentari të ri për jetën e saj në, 19-vjeçarja ka folur hapur për të kaluarën e saj të vështirë në luftën për shëndetin mendor dhe sesi presioni për t’u dukur në një lloj forme ndikoi seriozisht në psikikën e saj, madje bëri që ajo të merrte pilula diete në moshë të re.
Gjatë intervistës së re me ‘Vanity Fair’, Billie kujtoi kohën kur ajo ishte aq e pakënaqur me pamjen e saj, saqë filloi që të lëndonte veten.
"Arsyeja pse prisja veten ishte për shkak të trupit tim, që të jem e sinqertë. Nisa të vishja rroba të gjera për shkak të trupit”, tha ajo.
Në moshën 12-vjeçare për t’u dukur në një mënyrë të caktuar ajo nisi që të pinte pilula për dobësim dhe të kishte çrregullime në ushqim.
"Pesë vjet më parë, nuk haja. E lija veten ashtu të urritur. Mbaj mend që piva një pilulë që më thanë se do të më dobësonte dhe më bëri vetëm që të bëja urinën në krevat, kur isha 12 vjeçe”.
Kështu ajo tregoi që pilulat për humbjen në peshë nuk janë të sigurta dhe nëse mendoni t’i pini, do të ishte më mirë që të këshiloheshit me një mjek.
Billie Eilish shtoi se ishte shumë e stresuar për trupin e saj, ndërsa internet nisi që të shpërndante mendimet negative.
"Rrjeti i urren gratë", tha ajo, por gjithashtu shtoi se ndodhet në një vend më të mirë tani dhe është e aftë që të përballojë negativitetin.
Dokumentari “Billie Eilish: The World's A Little Blurry” do të publikohet muajin e ardhshëm.
Burimi Cosmopolitan



