300 telefonata dhe mesazhe, 3 vjet burg për gjyqtarin që kërkonte favore seksuale

300 telefonata dhe mesazhe, 3 vjet burg për gjyqtarin që kërkonte favore seksuale

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar tre vite burg për gjyqtarin e Beratit Shqyqyri Çobo, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Gjyqtari i Beratit u kallëzua disa muaj më parë nga një grua e cila ishte palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo.

Pasi i ka premtuar avokat gjyqtari ka kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms shtetases I.T. për krijimin e një lidhjeje intime. E frikësuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja bëri denoncimin.

Sipas prokurorisë  gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst për një periudhë 3-mujore.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy