Ngrirja e fondeve nga SHBA/ Reagon SPAK: Jemi institucion i pavarur, mbështetemi tërësisht te buxheti i shtetit 

Ngrirja e fondeve nga SHBA/ Reagon SPAK: Jemi institucion i pavarur, mbështetemi tërësisht te buxheti i shtetit 

SPAK ka reaguar në lidhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për ngrirjen e fondeve nga administrata amerikane deri në një rishikim të dytë pas 90 ditësh. Në deklaratën e SPAK theksohet se ky institucion është i pavarur që mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. SPAK shtoi se mbështetja e SHBA-ve mbetet e rëndësishme për fuqizimin e punës së Prokurorisë së posaçme, kryesisht në trajnime, pajisje, sistemin e menaxhimit të çështjeve. 

Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025. Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët  kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI. Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy